Protesta e qytetarëve ka përshkallëzuar në akte dhune kundrejt forcave të policisë. Qytetarët protestuan që prej mëngjesit të kësaj të enjteje, 2 korrik, para Kuvendit të Shqipërisë.
Nisi fillimisht me goditjet përpara parlamentit dhe makinave të deputetëve me vezë dhe shishe dhe më pas agravoi në dhunë ndaj policisë.
Janë shoqëruar në komisariat 8 persona, një prej tyre Gent Progni, organizator i kësaj proteste. 4 persona janë shoqëruar në komisariatin numër 1 dhe katër në komisariatin numër 4.
Policia bëri të mundur shpërndarjen e protestuesve me anë të autobotit me ujë.



