Protestuesit në SHBA sfidojnë orarin e shtetrrethimin, në gjunjë përpara hotelit të Trump

schedule10:30 - 3 Qershor, 2020

schedule 10:30 - 3 Qershor, 2020

Një numër i madh amerikanësh që protestojnë kundër dhunës së ushtruar nga policia u mblodhën përpara Hotelit Ndërkombëtar të Trump përpara shtetrrethimit që niste në orën 20.00. Demostratat për vdekjen e George Floyd vazhdojnë në ditën e gjashtë radhazi në të gjithë vendin.

Me mijëra protestues u gjunjëzuan apo u ulën në tokë rreth e qark hotelit luksoz afër Rrethit Kolombus rreth orës 19.15.

Ata u vendosën përballë një rreshti me oficerë policie që po ruanin përballë qiellgërvishtëses ndërsa një burrë me megafon dëgjohej duke thënë: “Shihni burrat me këmisha të bardha. Ata janë personat që kanë fuqinë.”

Grupi i protestuesve e bëri të qartë që nuk kishin në mend që të trembeshin nga kufizimet e vendosura me orare.

Ata dëgjoheshin ndërsa thërrisnin: “Tetë, ne nuk do shkojmë askund” dhe “prisni deri në tetë”.

“Në nuk do të shkojmë askund pas orës tetë sepse nëse lëvizim mund të ndahemi,” deklaroi një grua me megafon. “Ne do të qëndrojmë pikërisht këtu.”

Më tutje, një tjetër grup protestuesish ishte mbledhur përballë Kullës Trump ndërsa në qiell u panë fishekzjarre të hedhura nga turma. /abcnews.al/