Në Tiranë u zhvillua dita e tretë e protestës për mbrojtjen e Zvërnecit. Qytetarët u grumbulluan në sheshin “Skënderbej” dhe nga aty marshuan drejt Ministrisë së Brendshme dhe më pas te Kryeministria.
Në protestën e radhës, qytetarët nuk kërkuan më transparencë për projektin, por bënë thirrje politike, deri te dorëheqja e qeverisë.
Në protestë u panë edhe parrulla kërcënuese për Edi Ramën, si edhe parrulla kundër Shteteve të Bashkuara dhe Ivanka Trump.
Disa qytetarë kanë çarë edhe kordonin e policisë në hyrje të godinës së Kryeministrisë. Në total protesta zgjati për rreth tre orë.


