Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Protesta”/ Neutralizohet “grupi i zjarrit”, arrestime e sekuestrime celularësh! Dhuna ndaj policëve, hetim deputetëve. Procedohet Klevis Balliu

schedule10:50 - 21 Shkurt, 2026

schedule 10:50 - 21 Shkurt, 2026

Pas dhunës dhe molotovëve që militantet e PD hodhën në protestën e thirrur nga Berisha të premten, policia ka nisur procedimin për deputetin Klevis Balliu, një nga organizatoret e protestës dhe personi që kishte firmosur kërkesën për leje drejtuar policisë.

Ai po hetohet për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Një ditë më parë Policia e Shtetit nuk i dha leje Partisë Demokratike për protestë, nisur nga informacionet për organizim aktesh të dhunshme dhe nga precedentët e protestave të mëparshme me molotovë.



Ministrja e Brendshme u kujtoi organizatorëve para protestës se ata do të mbaheshin përgjegjës për çdo akt dhune. Te premten para fillimit të protestës,  persona te maskuar dhe te fshehur pas çadrave dhe pankartave iu bashkuan turmës, me molotovet gati për të hedhur drejt policisë dhe godinave të Qeverise dhe Kuvendit.

Një  ditë pas protestës 18 persona nga :grupi i zjarrit: janë arrestuar, ndërsa 28 të tjerë po procedohen të lirë. Ata akuzohen se kanë  hedhur drejt punonjësve të policisë dhe institucioneve  molotovë dhe sende të forta, kane kundërshtuar punonjësit e Policisë që kishin marrë masa për ruajtjen e institucioneve shtetërore,  për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve përreth territorit ku po kryhej tubimi.

Uniformat blu iu kane sekuestruar personave të ndaluar 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!