Protesta në Egjipt kundër Presidentit

schedule14:45 - 27 Shtator, 2019

schedule 14:45 - 27 Shtator, 2019

Egjipti është përfshirë sërish nga protestat, ku me mijëra njerëz kërkojnë largimin e presidentit Al Sisi dhe rrëzimin e qeverisë së tij. Organizatat qeveritare raportojnë se këtë javë janë arrestuar më shumë se 1900 persona.

Populli egjiptian po proteston kundër qeverisë së presidentit Al Sisi, në krye të vendit që nga viti 2014 duke kërkuar dorëheqjen e tij. Pikërisht ai i cili pesë vjet më parë në zgjedhje u konsiderua si shpëtimtari i atdheut dhe që fitoi me 90 për qind të votave.

Edhe në vitin 2018 ai u rikonfirmua nga votuesit egjiptianë. Populli është rikthyer në shesh që nga 2013, vit kur u zhvilluan protestat e mëdha ndaj presidentit Mohamed Morsi, i cili u rrëzua nga pushteti si pasojë e një grupi shteti i organizuar nga një lëvizje rebele e mbështetur nga një pjesë e madhe e popullit. Por si nisën protestat kundër Al Sisi?

Mohamed Ali, sipërmarrës dhe aktor 45 vjeç, filloi në muajin Shtator të publikonte nga Spanja video në YouTube kundër regjimit të Al Sisi duke pretenduar se ushtria egjiptiane po shpërdoron paratë publike në investime të panevojshme dhe se qeveria po shpenzon shuma të mëdha për të ristrukturuar pallate presidenciale.

Por fjala që përdor më shumë është korrupsioni. Filmimet e Ali janë bërë virale shumë shpejt. Por për momentin protestat që në nisën në 21 Shtator janë reduktuar shumë dhe për shkak të ndëshkimeve të ashpra që parashikohen për këdo që shpreh pakënaqësi në Egjipt.

Sipas organizatës jo qeveritare egjiptiane Centro, e cila mbron të drejtat ekonomike dhe sociale, deri tani janë 1900 personat e arrestuar javën e fundit: aktivistë, profesorë dhe studentë universiteti të cilët kërkojnë rrëzimin e regjimit.

Autoritetet kanë sekuestruar dhe shumë aparate celularë. Populli egjiptian u revoltua që në referendumin e këtij viti, me anë të të cilit u modifikuan disa pjesë të kushtetutës egjiptiane duke i dhënë më shumë pushtet qeverisë për një presidencë që mund të zgjasë deri në vitin 2030.

Më shumë se një e treta e popullsisë, 32 milionë banorë, jetojnë nën nivelin e varfërisë. Prokuroria për sigurinë kombëtare reagoi ndaj këtyre lajmeve duke I cilësuar të rreme dhe të ndërtuara për të shkaktuar dhunë në bashkëpunim me vëllezërit myslimanë.

Ali, lider i kësaj pranvere të  re të mundshme arabe, u shpreh nëpërmjet rrjeteve sociale se tashmë jeta e tij varet nga qeveria spanjolle. Presidenti Al Sisi, i cili kthehet në vend pas asamblesë së përgjithshme të OKB-së në Nju Jork u shpreh se ka forca dashakeqëse që kërkojnë të përdorin egjiptianët, por asnjeri nuk mund t’i mashtrojë ata. Ndërkohë presidenti pritet sërish me protesta./ABC News Albania 24/7