Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta kundër tarifes së qarkullimit në rrugën e Kombit

schedule09:23 - 31 Mars, 2018

schedule 09:23 - 31 Mars, 2018

Banorët e Kukësit, të mbështetur nga pushteti vendor dhe përfaqësuesit e disa forcave politike, do të protestojnë sot kundër tarifës për Rrugën e Kombit. Në këtë protestë paralajmërohet pjesemarrje e gjerë e tregtarëve nga Kosova si dhe e protestuesve nga rrethe të ndryshme të Shqipërise. Protestuesit do të ndalen pikërisht në vendin ku dhe paguhet kjo tarifë në Rrugën e Kombit. Ndërsa është njoftuar se Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për protestën e parashikuar për t’u zhvilluar sot në Rrugën e Kombit, për të kundërshtuar tarifën e qarkullimit. Sipas burimeve policore, në Kukës do të dërgohen forca të policisë nga Shkodra, Lezha dhe Tirana. Kjo për shkak se numri i protestuesve pritet të jetë i madh. Në këtë protestë paralajmërohet pjesëmarrje e tregtarëve nga Kosova si dhe e protestuesve nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!