Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta, “Influencerat dalin të marrin followersa”, Rama: Kush e ka seriozisht për Zvërnecin, bujrum të dëgjojë fakte dhe argumenta

schedule19:25 - 8 Qershor, 2026

schedule 19:25 - 8 Qershor, 2026

Kryeministri Rama deklaroi se qeveria nuk pretendon se i ka bërë të gjitha gjërat në mënyrën më të mirë, por hodhi poshtë akuzat ndaj saj, duke theksuar se nuk mund të cilësohet si tradhtare.

Ai theksoi se qytetarët që i kanë dhënë besimin PS nuk janë ndjerë të tradhtuar, ndërsa argumentoi se Shqipëria ka ndryshuar ndjeshëm krahasuar me një dekadë më parë.

Rama komentoi gjithashtu protestat dhe reagimet në rrjetet sociale, duke thënë se ekzistojnë arsye për të protestuar, por edhe arsye për të ndërtuar dhe për të çuar përpara zhvillimin e vendit.



Sipas Ramës, projekti po hartohet nga specialistë dhe grupe profesionistësh, ndërsa hodhi poshtë pretendimet se ai synon të dëmtojë mjedisin apo interesat e Shqipërisë.

“Nuk kemi asnjë arsye të pretendojmë të bëjmë çdo gjë mirë, por nuk jemi tradhtarë. Mjafton të mendosh sesa mijëra njerëz i shpëtuam nga vetmia në qiell të hapur dhe nga gërmadhat e jetës së tyre që u shkatërrua për 30 sekonda kur ra tërmeti.

Ashtu sikundër kur kthen kokën pas e sheh si ka qenë Shqipëria. I parafytyroni shqiptarët para 10 vitesh duke dalë si zogj të lirë, por më shumë krenarë. Shqiptarët që na kanë besuar nuk na kanë tradhtuar.

Kishte dalë edhe një personazh që unë e njoh dhe i thashë: “Pse dole?”. Unë, tha, shoh Instagramin, bëhet nami me likes e folloë. Ata dalin atje të marrin folloë.
Nuk dua të them që s’ka arsye për të protestuar, ka arsye. Por ka arsye për të ndërtuar.

Dera që na është hapur për t’u futur në atë shtëpi ku do të jemi të barabartë jo vetëm me zakon, por edhe me ligj, është një derë që nuk do ta lejojmë ta mbyllë shqiptari e të bëhet si Kalaja e Rozafës.
Ata që e kanë seriozisht shqetësimin për Zvërnecin, mjedisin, ju them: bujrum, dëgjoni argumentet, faktet. Nuk mund të thoni anuloni projektin kur projekti po bëhet.
Projektin s’po e bëjnë influencerat, po e punojnë një grup i madh njerëzish dhe nuk do të vijë në Shqipëri për ta shkatërruar.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!