Protesta e qytetarëve në Korçë, Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan

schedule21:19 - 11 Dhjetor, 2018

schedule 21:19 - 11 Dhjetor, 2018

Për afro dy orë, mbrëmjen e të martës u protestua në Korçë, Shkodër, Kurbin, Vlorë, Fier, Elbasan dhe Durrës. Fermerë, tregtarë dhe qytetarë të mbështetur nga Partia Demokratike bllokuan rrugët duke paraqitur kërkesa ekonomike. 

Për afro dy orë në mbrëmje u protestua në Korçë, Shkodër, Kurbin, Vlorë, Fier, Elbasan dhe Durrës. Fermerë, tregtarë dhe qytetarë të ndryshëm të mbështetur nga PD bllokuan rrugën dhe paraqitën kërkesat e tyre kryesisht ekonomike.

Shkodra- Me pankarta në duar demokrate dhe qytetarë bllokuan për më shumë  se 30 minuta qarkullimin në hyrjen e Shkodrës. Në protestë ishin sindikalistë, por edhe banorë të prekur nga përmbytjet në vitet e kaluara.  Ndalimi i projektit korruptiv për zëvendësimin e kasave fiskale, uljen e çmimit të energjisë elektrike me 30%, uljen e çmimit të karburantit me 30 lekë për litër si dhe rritjen e pragut të TVSH-së për biznesin e vogël dhe të mesëm, ishin disa nga kërkesat e tyre.

Kurbini- Për 30 minuta dhjetra banorë të zonës së Kurbinit protestuan në dalje të qytetit të Milotit. Me të njëjtat kërkesa si në Shkodër, banorët kërkuan dhe heqjen e taksës për Rrugën e Kombit.

Korça- Në hyrje të qytetit të Korçës shumë fermerë e qytetarë të organizuar nga PD protestuan për çmimin e karburantit, për mungesën e tregut për produktet. Me ta u bashkua edhe biznesi i vogël. Protestuesit bllokuan rrugën nacionale Korçë- Pogradec për dy orë me radhë.

Durrës- Protestuesit në Durrës për 40 minuta bllokuan autostradën Tiranë-Durrës pranë mbikalimit të Shkozetit. Protesta u mbështet nga simpatizantë të Partisë Demokratike, kurse policia monitoroi situatën për të shmangur incidentet.

Vlorë – Fermerë dhe biznesmenë bllokuan hyrjen e austostradës Levan-Vlorë.  Në protestë edhe qytetarë të cilat nuk janë shpronësuar nga ndërtimi i auostradës në fshatin Nartë.  Qarkullimi u ndërpre për 30 minuta.

Fier – Qytetarë të moshave të ndryshme të veshur me jelekë të verdhë dhe flamuj kombetarë në duar bllokuan rrugën në Fier dhe radha e automjeteve shkoi në më shumë se 1 klm.

Protestë e ngjajshme me atë në Fier u zhvillua dhe në qytetin e Ballshit.

Elbasan – Në protestë nuk kanë qenë të pranishëm deputetë apo drejtues të partive politike të opozitës. Policia ka monitoruar nga larg dhe gjatë zhvillimit të saj nuk ka pasur incidente. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!