Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Protesta e opozitës/ PD kërkesë për orarin e çeljes, por s’ka afat përfundimtar

schedule15:08 - 24 Maj, 2018

schedule 15:08 - 24 Maj, 2018

Policia e Tiranës bën të ditur se do të shtojë masat dhe efektivet e saj të shtunën gjatë protestës së  njoftuar nga opozita. Opozita ka përcaktuar orën 11:00 të nisjes së protestës në kërkesën e depozituar në policinë e Tiranës, ndërsa nuk ka të specifikuar afatin përmbyllës të saj. 

Protesta e kësaj të shtune e lajmëruar më herët nga opozita do të vërë në gatishmëri policinë e Tiranës.



Drejtues të policisë së kryeqytetit konfirmojnë faktin se subjekti i Partisë Demokratike bërë kërkesë për mitingun e datës 26 maj dhe ai do të mbahet në orën 11:00 dhe do të nisë nga “Skënderbej ” dhe përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Opozita ka përcaktuar orën 11:00 të nisjes së protestës në kërkesën e depozituar në policinë e Tiranës, ndërsa nuk ka të specifikuar afatin përmbyllës të saj.  Për këtë arsye, policia e rendit do të kalojë në shërbim të përforcuar dhe me orar të zgjatur, duke filluar nga e premtja e deri në përmbyllje të protestës.

Rreth 1500 policë nga komisariatet e Tiranës, forcat Shqiponja, Forcat lëvizëse Operacionale dhe FNSH do të angazhohen për ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjate protestës së opozitës.

Mesohët se parapërgatitja për protestën ka nisur më herët, pasi drejtoria e Policisë së kryeqytetit ka nxjerrë një udhëzim të veçantë, duke u lënë detyrë komisariateve të evidentojnë personat e dhunshëm dhe me të shkuar kriminale. Ata do të monitorohen gjatë protestës nga agjentë civilë që do të infiltrohen brenda protestuesve. Gjithashtu është kërkuar informacion dhe nga drejtoritë e qarqeve për personat me precedentë penalë.

Ndryshe nga protestat e mëparshme priten të aktivizohen më pak punonjëse policie femra, pasi kohëzgjatja e tubimit nuk është përcaktuar ende opozita. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!