Arrestohen 37 protestues të opozitës, procedohet penalisht Gazment Bardhi

schedule13:50 - 14 Prill, 2019

schedule 13:50 - 14 Prill, 2019

Pas përfundimit të protestës së opozitës, policia ka arrestuar 37 persona, ndërsa në gjende të lire janë proceduar 24. Midis të proceduarve është edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, si organizator i protestës. Veprimet janë kryer nga Policia e Tiranës dhe nga Policitë në rrethe.

Plot 61 persona janë shoqëruar nga blutë e kryeqytetit pas protestës së 13 Prillit. 37 persona janë arrestuar, në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Tiranës. Të gjithë akuzohen për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi policinë dhe shkatërrim te pronës shtetërore dhe publike. 24 persona të tjerë po procedohen në gjendje të lirë, mes tyre edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, si organizator i protestës.

Verifikimet janë kryer nga të gjitha komisariatet e Tiranës gjithashtu edhe nga policitë në rrethe. Sipas policisë, veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raporte te shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Kjo është protesta e 9 e opozitës e zhvilluar në 8 javë, dhe ka pasur numrin më të madh të personave të shoqëruar.

Protesta e 13 Prillit pati përplasje mes policisë dhe protestuesve, ndërsa të lënduar pasti si nga radhët e efektivëve të policisë, ashtu edhe nga qytetarët. Gjatë protestës pati gazetarë të  lënduar, që po kryenin detyrën e tyre. Tubimi i opozitës nisi tek Kryeministria, aty ku u hap edhe kordoni i policisë nga protestuesit. Kur këta u zhvendosën para Kuvendit, ndaj tyre u përdor disa herë gaz lotsjellës për t’i shpërndarë. Tek zona e parlamentit u dogj një makinë që ishte parkuar pranë një kioske, si dhe u thyen xhamat e një biznesi aty pranë./abcnews.al