Protesta e opozitës, arrestohen 50 persona

schedule13:03 - 12 Maj, 2019

schedule 13:03 - 12 Maj, 2019

84 është numri i të proceduarve për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën e djeshme të opozitës, 50 ndër ta, të arrestuar.

Policia e shtetit ka bërë të ditur shifrat zyrtare duke nënvizuar se bazuar në prova, pamje filmike e raporte shërbimi, ata akuzohen për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndet plasëse, djegëse dhe radioaktive”.
Sipas policisë, protesta para kuvendit është bërë pa leje.

Në njoftimin e policisë thuhet se 16 punonjës të policisë janë lënduar në të dy tubimet e kanë marrë mjekim në spitalin e Traumës, ndërsa dëme materiale ka patur tek Kryeministria e Parlamenti.

Janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” Gazmend Bardhi, Flamur Noka e Gent Strazimiri, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë edhe 31 persona.

Hetimet vijojnë e materialet i kanë kaluar prokurorisë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!