Protesta e Berishës në PD, Bledi Çuçi: Aktet e dhunës nuk do tolerohen

schedule15:40 - 8 Janar, 2022

schedule 15:40 - 8 Janar, 2022

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas protestës së Sali Berishës dhe mbështetësve të tij në PD. Ai shkruan në rrjetet sociale se Policia ka treguar sot sjellje profesionale dhe se është trupë e depolitizuar. Ministri thekson se protestat janë themelore në demokraci por aktet e dhunës nuk do të tolerohen.

“Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë sot një sjellje profesionale në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Dëshmoi gjithashtu se është një trupë e depolitizuar dhe tërësisht e angazhuar për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve.

Protestat paqësore janë themelore në demokraci, por aktet e dhunës dhe tentativat për të cenuar rendin publik nuk do të tolerohen. Policia e Shtetit është e vendosur për të vijuar punën dhe misionin që i ngarkon ligji. Përgëzime Policia e Shtetit.

Keqardhje e thelle per komentatoret politike dhe publike qe baltosin Policine e Shtetit, ne nje prej diteve me te mira te saj perballe nje nder situatave me te nderlikuara ne historine e pluralizmit. E drejte, e e paanshme, e pergatitur dhe profesionale Policia e Shtetit do te beje deri ne fund punen e saj. Tanime ne bashkepunim te ngushte me Prokurorine, jashte dhe brenda godines se turpit te sotem kombetar”, shkruan ai. m.v/Abcnews.al