TIRANË- Avokati Edmond Petraj dhe gazetari Fatos Mahmutaj komentuan protestën e dhunshme, e cila vijoi në rrugët e Tiranës.
Edmond Petraj u shpreh se protesta degjeneroi, duke theksuar se pamjet e krijuara dhe mënyra se si u veprua nuk janë të pranueshme. Ai deklaroi se peronat që shkaktuan dhunë janë elementë të Partisë Demokratike.
“Problemi i kësaj protestë ishte se kjo degjeneroi. Askush si pëlqejnë këto pamje, këtë mënyrë se si u veprua. kam parë veprime, të cilat më kanë indinjuar dhe dua të shkëpus komplet.
Kjo është një protestë, e cila u filtrua më prapa dhe del një protestë e opozitës dhe e PD. Ka degjeneruar në “grupin e zjarrit”. Veshjet e tyre ishin njësoj, që të identifikonin njëri tjetrin. Nesër do shikojmë çudira”, theksoi Edmond Petraj.
Nga ana tjetër, gazetari Fatos Mahmutaj, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, akuzoi elementë të Partisë Demokratike se kanë marrë peng protestën dhe po e shfrytëzojnë atë për të krijuar kaos dhe rrëmujë.
Gazetari kritikoi atë që e cilësoi si politikë të forcës, dhunës, djegies dhe shkatërrimit, duke akuzuar PD-në se pengon zhvillimin e shtetit shqiptar.
“Kjo protestë është marrë peng nga elementë të PD. Kjo parti vetëm kështu ka bërë në Shqipëri, duke nisur që nga viti 1991, dhe deri më sot, vetëm këto lloj dhune dhe politike ka bërë në Shqipëri.
Pra, politikën e forcës, dhunës, djegies, shkatërrimit, politikën të vënies së “shkopinjve nën rrota” të shtetit shqiptar.
PD shfrytëzon momentin për të shkaktuar kaos dhe rrëmujë. Për sa kohë Sali Berisha është në kryer të PD, ai vend asnjëherë nuk do jetë rehat”, tha gazetari Fatos Mahmutaj./abcnews.al


