Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE, efektet tek arsimi i lartë/ Migena Leskoviku: Të forcojmë kapacitetet tona institucionale

schedule19:22 - 29 Nëntor, 2026

schedule 19:22 - 29 Nëntor, 2026

Migena Leskoviku, nga Departamenti i Legjislacionit dhe Politikave e BE, ka folur për zhvillimet në sektorin e arsimit, duke vënë theksin te ndërkombëtarizimi i universiteteve, zhvillimi profesional dhe forcimi i partneriteteve.

Leskoviku u ndal te rëndësia e programit Erasmus+, duke theksuar ndikimin konkret që ai ka pasur te studentët, pedagogët dhe kërkuesit shkencorë.

Sipas saj, aplikimet për financime duhet të jenë më të mirëorganizuara dhe të menduara strategjikisht, në mënyrë që të prodhojnë rezultate dhe ndikim afatgjatë.



“Kapitulli për arsimin thekson disa elementë që lidhen me nevojën për zhvillimin profesional, ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe partneritetet mbi bazën e parametrave që kërkohen. Duhet të krijojmë një sistem universitar të qëndrueshëm.

Një nga programet që financohet nga BE-ja është Erasmus+, që ka efektet e veta në lidhje me studentët që kanë përfituar, për pedagogët dhe kërkuesit shkencorë, dhe ky është një fakt i prekshëm. Duhet të shihet mundësia për një përthithje më të madhe të fondeve.

Progresraporti i BE-së evidenton progresin në këtë drejtim, edhe për përthithjen e fondit me 15 kontrata të reja. Këto aplikime të jenë më të menduara strategjikisht dhe të kenë një efekt në afatgjatë.

Universitetet kanë pjesën e tyre për qeverisjen e brendshme, mundësinë e stafit akademik, por pjesa që lidhet me politikëbërjen i takon Ministrisë së Arsimit.

Vëmendje më e madhe për studiuesit e rinj, për të përfituar më shumë nga qeveria shqiptare, dhe mbështetja në fushën e kërkimit dhe inovacionit do të vijojë edhe përtej vitit 2030.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!