Propozimet e PD-së, Rama: Jam i hapur për diskutime drejtpërdrejt

schedule10:04 - 20 Tetor, 2021

schedule 10:04 - 20 Tetor, 2021

Kreu i qeverisë Edi Rama këtë të mërkurë ka komentuar dhe propozimet e PD-së për 3 ndryshimet e kushtetuese, ku është fokusuar për vettingun e politikanëve, reformën territoriale dhe reformën zgjedhore.

Kryeministri është shprehur se është i hapur të mirëpresë çdo propozim por nuk do të jap asnjë opinion pa kaluar faza e dialogimit mes palëve.

“Nuk është etike që të komentoj këto propozimet e PD-së duke pasur parasysh se ne kemi dhënë disponim total për ti diskutuar në mënyrë serioze në procesin e dialogut që duhet të ushqehet me vullnet të mirë ndaj qytetarëve. Nuk do të jap opinione para se këtij dialogu ti japim shans real pa i ballafaquar opinione tona me shansin e dialogut. Cilësia e një bashkëjetese në çdo instancë që nga familja e vogël deri në çdo instancë nuk përcaktohet sesa shpesh biem dakord por kur biem dakord. Unë dëshiroj që ti japim një shans dialogut, opozita ka bërë tre propozime mund të bëjë dhe më shumë dhe ajo që ne kemi në dorë është tu japim mundësi për dialog dhe për diskutim. Jemi gati por duhet ti diskutojmë me to dhe jo me pasqyra ku një flet vetë dhe nuk dëgjo çfarë thotë tjetri”, është shprehur ndër të tjera kryeministri Rama. e.su./abcnews.al