Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Profili i kreut të SPAK/ Artan Hoxha: Arben Kraja ka punuar me Metën, elokuent me të gjitha palët

schedule23:01 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 23:01 - 19 Dhjetor, 2019

Arben Kraja u zgjodh sot Drejtues i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe u betua tek Presidenti Meta bashkë me 7 prokurorët e tjerë të SPAK-ut.  Zgjedhja e tij nuk u kontestua nga opozita, por në media po komentohet e shkuara e tij, ku permendet fakti se ka shërbyer si hetues në kohën e diktaturës.

Ndërsa gazetari i Abc News, Artan Hoxha i ftuar sonte në Opinion, tha se Kraja ka një pikë kontakti me “peshqit e mëdhenj”.

“Ai ka nisur punën në vitin ’87 dhe ka punuar si hetues. Ka mbaruar fakultetin Ekonomik dhe më pas ka bërë Juridikun. Kraja ka një veçanti ose një pikë kontakti me peshqit e mëdhenj sepse në vitet 2001- 2002 ai ka qenë drejtor i njësisë Antikorrupsion, kur Ilir Meta ishte Kryeminister. Më mbrapa ka dhe një pikë tjeter që veçohet në karrieren e tij, ka hetuar Bashën për rrugën Durrës-Kukës. Mendoj se mund të jetë zgjedhur për shkak se njeh krimin ekonomik dhe për faktin se ka qenë për disa vite në pozicione drejtuese. Ka punuar për shumë kohë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe ka eksperience si drejtues. Por mbi të gjitha ka qenë elokuent me të gjitha palët ka punuar edhe me të majtët e të djathtët”, u shpreh Hoxha.



Ndërsa gazetari Enton Abilekaj, pjesë e panelit në Opinion tha se Kraja është një njeri konformist. “Ka qenë në çdo pushtet. Kjo platforma që ka paraqitur nuk është ndonjë gjë e madhe. Në karrierën e tij nuk ka lënë ndonjë gjurmë pozitive. Ishte kandidati me i afërt me mazhorancën”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!