Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama mbron Zvërnecin, por jo Elisën/ Rama: Sapo ra nga kali i pushtetit, kërkoi nje republikë të re

schedule12:14 - 20 Qershor, 2026

schedule 12:14 - 20 Qershor, 2026

Mesime, qellime dhe thumbime. Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama adresoi para mbledhjes se zgjeruar te qeverise me grupin parlamentar te ps protestat per Zvernecin, duke paralajmeruar te vetet te pergatiten para stuhise…..virtuale.

“Ne nuk duhet të mendojmë vetëm tani, por se çfarë vjen më pas. Sepse ky është vetëm fillimi. Do ketë sheshe e sheshe të tjera. Kjo është pak çështje agjenturash, kjo është algoritem. shekulli i 21 po prodhon proletariatin e algoritmit. Një klasë e re që nuk e bashkon puna, por vëmendja. Nuk e bashkon prodhimi, por shija e konsumimit të vetes në ekran. Dhe mbi të gjitha e bashkon një iluzion shumë i madh, që sa më shumë të dukesh, aq më shumë autoritet ke.”

Por per kryeministrin, stuhia algoritmike qe nxit protesten ne bulevard, nuk eshte beteje e qeverise, ndaj dhe nuk i duhet dhene shume rendesi.



“Ne duhet të refuzojmë këtë dallgë dhe çdo lloj dallge. Ne jemi votuar, jemi zgjedhur e na kanë besuar të qeverisim vendin. Jo të luftojmë e fitojmë me algoritmin. Jo të qeverisim me algoritmin por me punë reale.”

Rama u shpreh i bindur se ky agresion, nuk ka asnje lidhje me investimin ne Zvernec e Sazan, por problemi me i madh eshte emri i vjehrrit te investitorit, Donald Trump. Ashtu si emri i Edi Rames ne Shqiperi, qe algoritmet e mbajne lart per nje sere akuzash te paprovuara.

“Çfarë vlere ka që unë të them se nuk kam qenë kurrë në Aruba, nuk e di fare për çfarë bëhet fjalë, nuk kam dërguar kurrë njeri? Këto nuk kanë vlerë, sepse Aruba është bërë e vërtetë, është nxjerrë në këtë fushën e algoritmit, është ricikluar në pafundësi dhe është bërë e vërtetë.  Siç është bërë e vërtetë që unë jam një konsumator kokaine. Fjala “drogagji”, “ik mor drogagji”, është një refren që mua më ndjek si e vërtetë. Siç është e vërtetë që unë kam akuzuar tim atë për marrëdhënie me time shoqe dhe për atësinë e djalit tim, është bërë e vërtetë çfarëdo të them unë.”

Megjithate, ne kete mbledhje te PS, munguan dy deputete, e para ish-ministrja e jashtme Elisa Spiropali, e dyta neomalesorja Marjana Koceku.

E para, ne kulmin e merzise se saj pas shkarkimit nga qeveria, e frymezuar nga protestat per flamingot, propozoi marreveshje te re per Shqiperine. Kurse e dyta, frymezimi nga flamingot e beri te largohet nga PS.

Rama i konsideroi shpirtra te humbur dhe me ironi i sfidoi.

“Është edhe një thirrje për një Shqipëri të re, dhe ka dhe disa shpirtra të humbur në partinë tonë, që duan një Shqipëri të re. Mezi pres që të na e sjellin draftin e Shqipërisë së re të shkruar. Por kam frikë se nuk do vijë kurrë, sepse Shqipëria e re është si të gjitha siluetat e flamingove.

Por për Spiropalin këtë herë, mesazhi ishte i prerë. Duket se vija e kuqe për përjashtim nga PS tashmë është shkelur me të njëjtat këpucë që dikur shkëlqenin në tapetin socialist.

“Një grumbullim i hatashëm gjërash që as janë njësoj as janë bashkë, por u mblodhën sëbashku në një prurje që nxorri në bregun e gjithë atij oqeani virtual deri te dhëmbë të atyre që e kalëruan këtë parti sa mudën dhe kur ranë nga kali filluan ti gjuajnë me këpucët e blera majë kalit”

Pertej propozimeve dhe sfidave, Rama ka qellimet e tij per Shqiperine, por sulmeve personale ndaj tij, rama i vuri perballe krahasimin me uliksin e iliades, i cili eci para drejt qellimit, pa ju shmangur sfidave

“Me kane shkruar shume. Homeri shkruante se Odisea u lidh pas direkut qe mos hidhej te sirenat. Pse? Sepse kujtoi qellimin qe e kishte cuar deri aty. Qeveria nuk ketu nuk i hidhet zhurmes, kjo ska per te ndodhur kurre.”

Qellimi mbetet nje dhe i vetem.

“ Ne kemi vetëm një qëllim, Shqipëria në BE në 2030. Po iu dorëzua kjo qeveria zhurmës, sdihet ku përfundon qëllimi”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!