Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Agron Tufa: Kreu i ri i SPAK-ut, Arben Kraja hetues i regjimit komunist

schedule20:53 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 20:53 - 19 Dhjetor, 2019

Shkrimtari dhe ish- drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit, Agron Tufa i cili u largua nga vendi për të kërkuar azil në Zvicër ka komentuar zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK-ut, Arben Kraja. Tufa shprehet se Rama ka vendosur në krye të Prokurorisë Antikorrupsion një hetues të kohës së komunizmit.

Statusi i plotë në facebook

Ish-Sigurimi komunist i diktaturës rilindi plotësisht me pushtetin e Edi Ramës dhe Rilindjen. Konfirmimin absolut e shohim me zgjedhjen në krye të SPAK-ut të një ish hetuesi të komunizmit, Arben Kraja. Imagjinoni se me çfarë drejtësie e për çfarë “krimesh e kriminelësh të komunizmit”, do mund të shqyrtonim ne me hetuesit dhe oficerët operativë grusht bashkuar rreth partisë-nënë!



Ka vend një pyetje këtu:

– Kush ia dha pastërtinë e figurës këtij ish-hetuesi? Mos vallë ish oficeret operative qe drejtojne zyrat e vetingut?

Po per keto gjera u konfrontova une! Për ç’ka tjetër!?

Per kete duhet te shprehen AIDSSH dhe DSIK, të lajnë veten.

Ndryshe mbetet ne fuqi ai proverbi dibran: “Ja ma gjé, ja ma ke!”

Gjithsesi, qysh kur nisi kjo lojë e ndyre pa pike morali, unë jam shprehur ne kohë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!