Në procesin gjyqësor “Metamorfoza” me të pandehur shtetasit Pëllumb Gjoka, Behar Bajri dhe Edmond Preka dëshmuan tre persona të tjetë për episodin e vrasjës së Gjin Boriccit, ngjarje e shënuar në gusht të vitit 2020 në Shkodër.
Fran Gjoka dhe Gëzim Demaj, të dy ish punonjës policie në sektorin e patrullës së përgjithshme në komisariatin e Vaut të Dejës, shpjeguan procedurat e ndjekura në vendin e ngjarjes. Të dy ata mbajtën të njëjtin qëndrim duke thënë se u gjenden rastësisht në vendin e ngjarjes dhe përvecc rrethimit me perimetër sigurie të hapësirës ku ndodhej trupi i pajetë, nuk kryen veprime të tjera, pasi njoftuan sallën dhe grupin hetimor për tu marrë me ngjarjen.
Përvecc tyre, në sallën e gjyqit dëshmoi edhe Ergys Kraja mik i afërt i viktimës, i cili foli për njohjen që ka patur me Gjin Boriccin si dhe për shqetësimet që ai i kishte shprehur atij pak ditë përpara se të vritej.
“Kam komunikuar me të për herë të fundit 7-10 ditë përpara se të vritej. I vetmi shqetësim që kishte ishte varësia ndaj bixhozit. Luante shume skedina. Vëllain e Gjinit, Jozin e kam njohur. Edhe Fredin që kanë pas vrarë më përpara, vëllain e këtyre e kam njohur. Gjini më kërkoi mua një herë një nder sepse me Jozin kishte mosmarrëveshje për punën e bixhozit. Më erdhi shumë keq. Pas varrimit nuk kisha kontakte me familjarët e Gjinit”.
Autor i dyshuar si ekzekutor i Gjin Boriçit është Denis Bajri, i cili u arrestua në Dubai në shkurt të vitit 2024. Si porositës dhe organizatorë të këtij krimi të ndodhur në gusht të vitit 2020 në Vaun e Dejës, nga dosja hetimore rezultojnë të jenë Pëllumb Gjoka, Edmond Preka dhe Behar Bajri.


