Procesi i rindërtimit pas tërmetit në Durrës, kryebashkiaku Varfaj i ankohet Ramës gjatë inspektimit

schedule15:12 - 11 Shkurt, 2020

schedule 15:12 - 11 Shkurt, 2020

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar rindërtimin e banesave në Durrës ku bën me dije me anë të një statusi në FB se deri në 26 mars do të jenë gati 1679 apartamente.

I shoqëruar nga kryebashkiaku i komanduar i Durrës, Zhyljen Varfaj, Rama pa nga afër procesin e rindërtimit të banesave të reja.

Zhyljen Varfaj: Ata që nuk kanë aplikuar janë emigrantët. Këtu jemi në hapat e fundit të përfundimit të rindërtimit.

Edi Rama: Sa janë të tjera që presin, në proces?

Zhyljen Varfaj: Nga aktet e konstatimit janë edhe 1600  apartamente të tjera që janë në pritje pasi duhet të aplikojnë subjektet dhe të vazhdojnë me procesin e rindërtimit por siç ju thashë për rindërtimin, fuqia punëtore është goxha problem. Sepse një pjesë e emirë e gjithë punëtorëve të kualifikuar janë të zënë me riparimin në subjekte të tjera.

Deri tani janë bërë 3300 aplikime nga qytetarët ku do të pasojë me fazën e verifikimit të këtyre apartamenteve.

Deri tani trajtojmë dhe kanë marrë bonusin e qerasë 2700 familje me një vlerë e cila arrin në 61 milion e 450 mijë lekësh.

Rama: Keni mbaruar punë planet me këto zonat?

Zhyljen Varfaj: Po. Ajo që kaluat.

Rama: Sa janë të tjerat që presin të bëjnë këtë proces? Me planet nëpër zona keni mbaruar me të gjitha?

Zhyljen Varfaj: Po, ajo që është …./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!