Prishja e Teatrit merr vëmendjen e Euronews, Rama: Protesta një histeri

schedule16:00 - 12 Gusht, 2019

schedule 16:00 - 12 Gusht, 2019

Debati për Teatrin Kombëtar shqiptar ka marrë vëmendjen edhe të medias ndërkombëtare. Gazetari i Euro News që intervistoi Ramën në vilën e tij të pushimi, ka takuar artistët që kundërshtojnë prishjen e godinës, ndërsa kryeministri është shprehur se gjithë protesta është një histeri.

Jack Parrock intervistoi këtë fillim gushti kryeministri Edi Rama. Ai tregoi se si Edi Rama e priti në vilën e tij në jug të Shqipërisë, zbathur dhe me pantallona të shkurtra.

Por gazetari i Euro News nuk ka ikur nga Shqipëria pa u ndalur tek tema që mban gjallë debatin publik edhe në verë: Teatrin Kombëtar.

Në sy i ka rënë gjeneratori.

Përmes tij artistët furnizohen me energji për të zhvilluar shfaqje teksa fodinës i janë ndërprerë dritat nga institucionet.

Artistët po luftojnë me qeverinë e cila kërkon të ndërtojë një teatër të ri, së bashku me kullat e banimit që janë në pronësi të investitorëve. Projekti i rindërtimit të teatrit është shumë e politizuar”,-thotë gazetari teksa flet me disa prej artistëve qëndrestare.

Nuk ka pasur konsultime publike, askush nuk dëshiron të dijë për atë që ndjejnë artistët dhe qytetarët. Dhe kështu kjo është bërë një luftë për të mbrojtur dhe ruajtur demokracinë në këtë vend dhe për t’i thënë ndal aleancës së bizneseve dhe politikanëve të korruptuar “, tha Kastriot Çipi.

Më pas gazetari i Euro News përshkruan se si policia  u përplas me artistët, dhe se si aktorët vullnetarisht kanë dhënë rreth tre shfaqje në javë për të mbledhur fonde për fushatën.

Ne po i përgjigjemi dhunës së tyre me artin tonë dhe ky është mesazhi më i rëndësishëm që teatri mund t’i japë politikës.”

 “Protestuesit thonë se nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e ndërtesës fizike, por edhe për mbrojtjen e historisë së saj. Ky ishte vendi i parë që u zhvilluan gjyqet komuniste, pasi Shqipëria u çlirua nga regjimi nazist në 1945”, shkruan gazetari.

Institucionet i kanë thënë Euro News se teatri është shumë i nxehtë në verë dhe shumë i ftohtë në dimër – dhe se shumë artistë duan një teatër të ri. Kryeministri Edi Rama është shprehur se protesta është thjesht histeri.

“Ligji është parë nga Komisioni Evropian dhe është pranuar me kushtin që të kishte garë, kështu që gara është hapur, dhe pjesa tjetër është….ju e dini!”, shkruan Rama.

Euro News specifikon shqetësimin e protestuesve se toka publike do t’i jepet firmës private për të ndërtuar kulla banimi./ABC News Albania 24/7