Presidenti Thaçi: Brukseli dështoi me Kosovën

schedule11:16 - 7 Shkurt, 2018

schedule 11:16 - 7 Shkurt, 2018

Duke komentuar strategjinë e re të zgjerimit të BE-së, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u shpreh se Bashkimi Europian u tregua i padrejtë me Kosovën.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shprehur i pakënaqur me raportin e miratuar të martën nga Komisioni Evropian. Në një status në profilin e tij në Facebook kreu i shtetit shkruan se Kosova u la prapa për arsye politike, dhe se dokumenti nuk ka arritur të paraqesë një perspektivë për anëtarësim për të gjitha shtetet e rajonit.

Thaçi shton se raporti për Strategjinë e Zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, dështoi në parqitjen e qartë të mundësisë së Kosovës për anëtarësimin në BE. Sipas tij kjo ishte një padrejtësi për vendin, por pavarësisht kësaj Prishtina do plotësojë detyrimet e saj.

Kreu i shtetit të Kosovës thekson se qasja jo e drejtë ndaj Kosovës është pasojë e mosnjohjes nga pesë shtete anëtare të BE-së, dhe e paaftësisë së BE-së për një qëndrim të përbashkët për Kosovën.

Thaçi bëri dhe njëherë ap;e që Kosova të tejkalojë gjendjen e izolimit, duke ratifikuar marrëveshjen për vijën kufitare me Malin e Zi, e cila sjell edhe heqjen e vizave nga BE-ja./abcnews.al