Presidenti numër 42, Joan Laporta rikthehet në krye të Barcelonës

schedule23:17 - 7 Mars, 2021

schedule 23:17 - 7 Mars, 2021

Joan Laporta është presidenti i ri i Barcelonës. Ashtu siç pritej, 58-vjeçari ka fituar garën me Victor Font dhe Toni Freixa, në votimet e sotme ku 20,663 anëtarë të klubit të famshëm spanjoll votuan me postë.

Laporta, i cili e ka drejtuar edhe më parë klubin iberik (2003-2010), periudhë gjatë së cilës fitoi 12 trofe, bëhet presidenti numër 42 në historinë e klubit katalanas.

Mbi 93% e votave janë numëruar dhe Laporta kryeson me mbi 25 mijë vota, ose ndryshe 57%. Vetëm 14 mijë vota për Font, ndërkohë ka nisur festa për fitoren e Laportës. Ai i është i preferuari i Leo Messit dhe shumicës së tifozëve të Barcelonës.

Dua të uroj Laportën për fitoren, ishte e padiskutueshme. Tani duhet të mbështesim të gjithë presidentin e ri“, deklaroi kandidati Freixa pak minuta më parë, teksa nuk mungoi as urimi i kandidatit tjetër.

Fitore madhështore, e komplimentova Laportën. Gjithçka ishte fair-play. Uroj që të zgjedhë Xavin si trajnerin e ri të skuadrës, do doja t’i besonte Xavit stolin e ekipit“, deklaroi Font. /abcnews.al