Presidenti i PSG: Short interesant në Champions, Atalanta meriton respekt

schedule17:25 - 10 Korrik, 2020

schedule 17:25 - 10 Korrik, 2020

Pas hedhjes së shortit të Champions League, reagoi edhe presidenti i PSG-së, Al Khelaifi. Goglat u treguan bujare me kampionët e Ligue 1. Gjigantët francezë do të ndeshen me suprizën e këtij sezoni, Atalantën. Al Khelaifi deklaroi se i pret një duel interesant me bergamaskët, si dhe mezi po pret që ekipi i tij të rikthehet në fushë.

‘’Do të ndeshemi me Atalantën, një ekip që meriton respekt për ecurinë që ka pasur këtë sezon. Ata janë deri në këtë fazë të kompeticionet sepse e kanë merituar, si dhe në Itali janë një nga ekipet më të forta. Formati i ri nuk na lejon që të gjithë tifozët tanë mund të na bashkohen në Lisbonë, por jam i bindur se do të kemi mbështetjen e të gjithë fansave në Paris dhe anembanë botës’’, deklaroi numri një i PSG-së.

‘’Përpara takimit me Atalantën kemi dy ndeshje të rëndësishme, që duhet ‘i fitojmë. Nëse të gjithë bashkë jemi të fokusuar dhe të përqendruar mendoj se mund t’ia dalim. Duhet të luajmë me zemër për këtë fanellë për të arritur objektin që kemi, trofeun e Champions League’’, mbyll Al-Khelaifi, i cili kërkon triumfin në dy finalet e Kupave të Francës, që PSG-ja do të luajë ndaj Saint-Etienne dhe Lyon. /abcnews.al