Presidenti i Flamurtarit fton Dukën e Finon në takimin me Partizanin

schedule17:10 - 23 Janar, 2018

schedule 17:10 - 23 Janar, 2018

Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka një propozim për dy kandidatët për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai bën një ftesë për ta në prag të ndeshjes ndaj Partizanit.

Dëshiron që t’i bëjë bashkë.

Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka një ide mjaft origjinale në kokë, ndërsa ka bërë një ftesë.

Pak ditë përpara zgjedhjeve për president në Federatën Shqiptare të Futbollit, numri 1 vlonjat ka diçka për t’u thënë kandidatëve Armand Duka e Bashkim Fino, që ka lidhje me ndeshjen Flamurtari-Partizani.

Sinan Idrizi: “Ne sot do t’u bëjmë një ftesë zyrtare, të dy kandidatëve që të jenë pjesëmarrës në një derbi shqiptar, siç është Flamurtari – Partizani. Kam idenë se është një ftesë civile dhe kaq, në një qytet civil, një ftesë që jam i sigurtë që dy palët do ta mirëpresin”.

Ndeshja luhet të premten dhe Flamurtari, ndryshe nga vitet e kaluara, është ndër ekipet më të mirë.

Çfarë ka ndodhur këtë sezon?

Sinan Idrizi: “Kemi ndërtuar stretegji ndryshe këtë herë. Patëm thënë që patëm dështuar herët e kaluara, këtë vit ndërtuam strategji, që në këto momente duket se është e suksesshme. Nuk e di sa jemi të plotë në këtë anën tonën, por gjëja më interesante është kjo. Këto konkluzione do t’i nxjerrim në fund të kampionatit”.

Flamurtari është një nga klubet që ka kërkuar ndryshim në Federatë, pasi ka propozuar pikërisht Finon për të qenë president./abcnews.al