Presidenca i përgjigjet Ramës: Thellohu dhe reflekto urgjent, mos fol më për Kushtetutën

schedule15:31 - 19 Tetor, 2020

schedule 15:31 - 19 Tetor, 2020

Vijojnë në distance replikat mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama pas deklaratës së këtij të fundit se kreu i shtetit nuk komandon asgjë dhe askënd.

Presidenca përmes zëdhënësit Tedi Blushi, i bën thirrje Ramës mos të flasë më lart e poshtë për Kushtetutën por të thellohet dhe të reflektojë urgjent.

Ndër të tjera në postimin e tij Blushi e quan me ironi kryeministrin “buburrec Trendi”.

LEXO EDHE:Rama i përgjigjet Metës: Ilir ti je thjesht Komandant i LSI!

Buburrec Trendi, mos fol më për Kushtetutën, që e ke përdhosur si bandit nga viti 2008 e deri tani.

Përndryshe, as pampersat s’të bëjnë derman!

THELLOHU E REFLEKTO URGJENT”, shkruan Blushi./abcnews.al