“Premtimet për portet”, Rama: Projekte në proces, Saliu arriti rekord botëror

schedule11:53 - 21 Tetor, 2020

schedule 11:53 - 21 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat deklaroi se së shpejti fillon puna për hapjen e procedurave të mbetura pezull nga pandemia për Aeroportin e Vlorës dhe atë të Sarandës.

I pyetur për korridoret dhe për premtimet e bëra në lidhje me portet, Rama tha se fjalët që ai ka thënë nuk janë premtime, por projekte në proces.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:

“Këto nuk janë premtime, janë projekte në proces. Premtimet janë poezi ndërkohë që këtu jemi në prozë. Premtimet janë ëndrra ambicie, dëshira, por këto janë projekte. Kur flasim për porte nuk flasim për premtime, flasim për procese që janë të avancuar. Në pak javë porti i ri i Durrësit do të jetë gati. Në pak jave porti i ri i Vlorës do të jetë i hapur.

Për portin e madh turistik të Durrësit ju thashë jemi në bisedime me një shtet mik or të bërë një proces shtet me shtet, nuk dua të jap shumë detaje, por jemi në një proces shumë të avancuar.

Lexo edhe: “Opozita më keq se në 2017”, Rama: Po të bëhen zgjedhjet të dielën ne dalim më mirë!

Që porti i Durrësit të jetë një qytezë duhet të garantojmë siguri. Porti i ri i Sarandës nuk është premtim është proces janë projekte që po maturohen. Kemi pasur edhe zbrapsje, si porti i Karpenit.  Rruga Milot-Fier nuk është premtim, ishte në 2013, kur unë thoja korridori blu, Saliu zgërdhihej. Imagjinoje pak, ai ka kapur një rekord botëror.

Në një rrugë të vetme shikon qindra standarde të ndryshme. Imagjinoje pak, të veshësh xhaketën time, këmishën e Erion Braçes, pantallonat e Bashkim Finos, dhe antiplumbin e Sali Berishës…ca palaçoje, do dukeshe se kështu je alamet djali.

Ne po standardizojmë, nga 300 aksidente kemi rreth 100 aksidente. Këto ka ardhur nga puna e përbashkët. Çfarë sigurie kanë ofruar rrugët e Saliut, qepje-shqepje në gjithë Shqipërinë. Ne i kemi përmirësuar, por jemi larg disa standardeve. 

Natyrisht që ndërtuesit gabojmë në matjen  e shpejtësisë së deles, por nëse i heqim fare, nëse lopët i largojmë nga rruga dhe nëse i japin të gjithë njerëzve një korridor që hyjnë në Shqipëri, atëherë siguria është diçka tjetër. Shikoni rreth-rrotullimet çfarë katastrofe kemi trashëguar. Jemi në mes të një kthese të madhe dhe duhet të vazhdojmë deri sa të dalim nga kthesa”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!