TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ndal dhe te procesi i legalizimeve.
Ai theksoi se gjatë qeverisjes së tij janë kryer mbi 240 mijë legalizime.
Sipas Ramës, në krahasim me paraardhësit e tij, dallimi në këtë proces është shumë i qartë dhe këtë e tregojnë faktet në terren.
“Premtimet për legalizimet janë tek faktet. Kur ne kemi marrë detyrën ishin pak më shumë se 20 mijë legalizime në total. Sot janë çerek milionë legalizime të bëra, 240 e kusur mijë. Ka akoma, patjetër, por ama 240 e kusur mijë prona janë të legalizuara dhe 240 e kusur mijë pronarë, pjesa dërrmuese familje, kanë pronën e tyre, dakord? Të përshëndes.”, tha Rama./abcnews.al