Premio e frikshme, ofertat për Muçin dhe Batha: Laçi hap “kartat” bardheblu

schedule23:24 - 13 Korrik, 2020

schedule 23:24 - 13 Korrik, 2020

Tirana kryeson Superioren dhe është shumë pranë titullit kampion. Presidenti Refik Halili, gjatë këtij sezoni ka akorduar premio të shumta dhe lojtarët ia kanë dalë t’i marrin.

Gerti Çarçani, duke pasur në studion e emisionit “Pressing”, në ABC News, Arbi Laçin, e pyeti në lidhje me shumën e premios së shpërndarë deri më tani nga Halili.

“A është e vërtetë se janë shpërndarë 270 milion lekë premio deri më tani?”, tha Çarçani, ndërkohë që më pas Laçi dha versionin e tij. “Unë do të thosha që janë euro. E kemi kaluar atë shifër”, tha Laçi.

Më pas ai foli edhe për të rinjtë: “Çelhaka, Ismajgeci e Muçi janë baste të miat dhe i kam fituar. Dy të parët kanë rinovuar kontratat, kurse Muçin, që ka pak minuta, mund ta sheshim këtë verë. Ka oferta nga Kroacia dhe Belgjika”.

“Doka? Në dy sezonet e mëparshme nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete. Ka pasur propozime për huazime, apo për të na lënë përqindje të kartonit”.

“Kemi rënë dakord për të rinovuar me Bathën. Me Ngoo kemi pasur një diskutim për rinovimin, por nuk kemi folur për çështje konkrete”, tha Laçi në lidhje me lëvizjet në skuadrën bardheblu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!