Preç Zogaj e Mark Marku për President të përbashkët

schedule14:12 - 21 Shkurt, 2018

schedule 14:12 - 21 Shkurt, 2018

Deklaratës së kreut të ekzekutivit Edi Rama për një president të përbashkët mes dy shteteve shqiptare, të komentuar nga vendet e rajonit si zgjimi i fantazmës së Shqipërisë së Madhe, vjen në analizën e Preç Zogaj dhe Mark Markut.

Deklarata, e artikuluar nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, në 10 vjetorin e Pavarësisë së kësaj të fundit, nga kryeministri i vendit amë, Shqipëri ishte kjo…

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme, e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president si simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”.

Pse jo-në, e kësaj simbolike të një ëndrre të shprehur gabim sipas tyre, e shpjegojnë analistët Preç Zogaj dhe Mark Marku.

Arsyen e kësaj deklarate, naive nëse nuk do kishte ardhur nga shefi i ekzekutivit Rama, e shohin të adresuar më shumë ndaj politikës së brendshme. Reagimi i rajonit është i pritshëm, e për këtë arsye nxjerr zbuluar qëllimin, sipas tyre.

Çështja për ta është bashkimi, për të cilin nuk është e nevojshme të heqësh dorë, sa kohë heq dorë nga kufijtë e përbashkët.

Sipas analistëve, politika e protagonizmit dhe krijimit të zhurmës për efekt të brendshëm, vjen në kufijtë e antikombëtares për sa kohë ushqen vetëm spekullimin e shqipërisë së madhe dhe nuk shënon hap drejt bashkimit konkret, jo atij politik./abcnews.al