“Pranimi i afganëve ndikoi në …”, Kumbaro: Emocionet pozitive përmirësojnë imazhin e vendit

schedule20:13 - 18 Shtator, 2023

schedule 20:13 - 18 Shtator, 2023

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se fluksi rekord i turistëve të huaj në vendin tonë lidhet me një sërë faktorësh që ndikuan në imazhin pozitiv të vendit.

Në një intervistë për ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla në ABC News, Kumbaro tha se strategjia e promocionit zgjidhet në raport me realitetin dhe me mjetet që ne kemi. Për ministren Kumbaro, pranimi i refugjatëve afganë, apo ndihma e dhënë Italisë në momentet e vështira të saj me pandeminë, ndikuan në një imazh pozitiv për vendin tonë.

“Çdo strategji, nuk është thjesht një kopjim i mënyrave se si bëhen diku, ka shumë mënyra se si bëhet dhe për më tepër duhet të ecësh me teknologjinë. Strategjia e promocionit zgjidhet në raport me realitetin dhe me mjetet që ne kemi.”

‘Gjithë çështja është të përdorësh ose të kapësh ato elementë që të jep vetë realiteti. E kujtoni shumë mirë çfarë bëri qeveria shqiptare me refugjatët afganë, duket si pa lidhje me turizmin, po ama ajo ndikoi jashtëzakonisht shumë në imazhin pozitiv të Shqipërisë. Po ashtu ndihma që i dhamë Italisë në kushtet e saj të vështira me pandeminë. Pra, janë elementë të cilët zënë vend krijojnë emocione pozitive dhe emocionet pozitive përmirësojnë imazhin që kemi për një vend.” vijoi më tej Kumbaro.

Ndër të tjera, ministrja Kumbaro argumentoi edhe shtimin e turistëve nga Mali i Zi, një vend që mbahet nga turizmi, në vendin tonë.

“Pas pandemisë në të gjithë botën ka një trend për të lëvizur dhe për të zbuluar destinacione të reja. Dhe për të mos qëndruar dy javë në javë.” tha Kumbaro./abcnews.al