Pranga shefit të Rrugores/ Tiranë, arrestohet Roven Zeka, dyshime për korrupsion në një aksident

schedule13:42 - 19 Prill, 2025

schedule 13:42 - 19 Prill, 2025

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka lëshuar të shtunën urdhër arresti për shefin e Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, Roven Zeka.

Në pranga kanë rënë edhe shefi i oficerëve të Policisë Gjyqësore për Aksidentet Sokol Novaku si dhe oficeri Edison Tabaku.

Mësohet se SPAK, urdhër arrestet i ka lëshuar nën dyshimin se shefi I qarkullimit rrugor Roven Zeka dhe dy Oficerët e Policisë Gjyqësore, se janë të përfshirë në një rast korrupsioni.

Sipas të dhënave në polici, bëhet fjalë për një rast aksidenti ku e përfshirë është një grua. Për këtë rast nga hetimet e SPAK, prej disa javësh është mundur të zbulohet se dy oficerët e policisë Gjyqësore kanë marrë shumë të konsiderueshme parash, për të tjetërsuar provat në aksident. Për këtë dyshohet se ka pasur dijeni edhe shefi I komisariatit të Policisë Rrugore Roven Zeka.

Denoncimi sipas të dhënave nga SPAK, mësohet se është bërë nga një qytetarë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!