Të paktën dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë zhdukur pasi një helikopter që po kthehej nga një operacion për shuarjen e zjarreve u rrëzua në lumin Douro në Portugalinë veriore.
Piloti i helikopterit u shpëtua nga një varkë turistike që lundronte pranë vendit të rrëzimit, në zonën e Lamegos.
Kryeministri Luiz Montenegro shkoi në vendin e ngjarjes. Gjithashtu në zonë mbërritur edhe ekipet e emergjencës, zhytës, policë dhe dy helikopterë të Forcave Ajrore për t’u ardhur në ndihmë të mbijetuarve.
? Helicóptero cai no rio Douro. Emissão em direto: https://t.co/MpT3e0FPa3 pic.twitter.com/rY3O3R7ZVs
— SIC Notícias (@SICNoticias) August 30, 2024