Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Abuzoi me tenderat/ Ish-kryebashkiaku i Finiqit shpallet fajtor, dënohet me dy vjet burg

schedule12:16 - 14 Prill, 2026

schedule 12:16 - 14 Prill, 2026

TIRANË- Gjykata e Posaçme dënon me 4 vite burg ish kryetarin e Bashkisë Finiq Leonidha Hristo.

Dënimi zbriti në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Hristo u shpall fajtor këtë të martë nga GJKKO për veprën penale “shpërdorim detyre”, për abuzim me tendera në vlerën 77 milionë lekë.

Prokuroria e Posaccme gjeti prova, si dhe dëshmi, përgjime e dokumentacione që faktojnë se në Bashkinë e Finiqit gjatë periudhës 2017-2019 u zhvilluan disa procedura fiktive prokurimi, që sipas organit të akuzës u sajua dokumentacioni pasi ishin shpallur fituesit e paracaktuar.



Hristo ka qenë edhe kandidat për kryetar në zgjedhjet e lokale të vitit 2023, me koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’. Ish zyrtarët e tjerë të Bashkisë , Florian Perin, Stavri Çavo, Lefter Karjanin dhe Lefteria Mekshin po gjykohen në Sarandë, pasi GJKKO ka shpallur moskompetencë për to./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!