Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Meloni: Të vijojnë negociatat midis SHBA dhe Iranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

schedule12:50 - 14 Prill, 2026

schedule 12:50 - 14 Prill, 2026

ITALI- Kryeministrja italiane Giorgio Meloni tha sot se është e nevojshme të vazhdojnë negociatat e paqes me qëllim që t’i jepet fund luftës midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, si dhe të hapet Ngushtica e Hormuzit.

“Është e nevojshme të vazhdojmë punën për të çuar përpara negociatat e paqes, me investimin e të gjitha përpjekjeve të mundshme për të stabilizuar situatën dhe për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, e cila është thelbësore për ne. Jo vetëm për furnizimin me karburant, por edhe për plehra”, u tha Meloni gazetarëve në Verona.

Në negociatat për një zgjidhje të përhershme paqeje midis delegacioneve të SHBA dhe Iranit, të cilat u mbajtën të shtunën në Islamabad, nuk u arrit asnjë marrëveshje dhe Pakistani dhe vendet e tjera po bëjnë përpjekje ndërmjetësimi për të organizuar vazhdimin e bisedimeve./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!