Polumbarët në ditën e tretë të kërkimit për Xhorxho Seferin

schedule15:07 - 21 Maj, 2018

schedule 15:07 - 21 Maj, 2018

Nuk dihet ende fati i 20-vjeçarit Xhorxho Seferi, i cili rezulton i humbur prej mesditës së të shtunës, pasi ra nga një lartësi prej 10 metrash bashkë me shokun e tij Fabio Dukagjini, në kanionet e “Shpellsës së Pëllumbasit. Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet në lumin e Erzen, pre tre ditësh por deri më tani pa rezultat. Për të gjetur 20 vjeçarin, u devijua edhe një pjesë e lumit me qëllim uljen e nivelit, pasi rrjedha është shumë e fuqishme dhe terreni është shumë shkëmbor dhe shumë i thepisur. Krahas kërkimeve nga polumbarët e RENEA-s, një grup punonjësish police të Stacionit Farkë, kanë vijuar krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët e tij, ndërkohë Fabio Dukagjini, ishte më me fat. Ai u shpëtua nga efektivët e policisë, pas disa orësh përpjekje për ta nxjerrë nga vendi ku kishte rënë. /abcnews.al