Policia “lan”duart për vrasjen e dyfishtë tek “Don Bosko”: Nuk ka shkelje

schedule13:30 - 13 Qershor, 2018

schedule 13:30 - 13 Qershor, 2018

Pas hetimeve, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat thotë se nuk ka asnjë përgjegjësi penale të policëve për ngjarjen në “Don Bosko”, ku një 31-vjeçar vrau një 19-vjeçare dhe më pas veten. Në njoftimin zyrtar, ministria e Brendshme nuk e përmend denoncimin e kryer me 21 Maj nga Xhafer Mata, që padiste Xhuljeta Çunin, se i kishte marrë një vlerë monetare në Paund.

Policia përjashton çdo përgjegjësi nga vetja lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi mëngjesin e 8 Qershorit zonën e “Don Boskon”, ku i riu Xhafer Mata vrau me armë zjarri Xhuljeta Çunin dhe me pas i dha fund edhe jetës së tij.

Për këtë ngjarje të rëndë nisi verifikimet edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në varësi Ministrisë së Brendshme. Fillimisht u sekuestruan e gjithë praktika e ndjekur në Komisariatin nr. 3., ku edhe kishte bërë kallzim e ndjera Xhuljeta Çuni.

Për këtë rast, thuhet në njoftimin e publikuar nga zyra për shtyp e Ministrisë së Brendshme, se:

“SHÇBA kreu verifikimet e plota për të kqyrur veprimet policore, duke nisur me intervistimet e punonjësve, kryqrje libra shërbimi, dokumentacioni, kamera etj. Nga gjithë verifikimet e kryera ka rezultuar se Policia ka marrë kallëzim në datën 7 Maj 2018 nga shtetasja Xhuljeta Çuni  për përndjekje. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pas kallëzimit, Prokuroria nuk i ka deleguar veprime të tjera shtesë Policisë, duke vijuar vetë me veprimet hetimore”.

Në reagimin e saj, Ministria e Brendshme, nuk ka përmendur kallëzimin e Xhafer Matës që kishte bërë kundër ish të dashurës së tij Xhuljeta Çuni.

Babai i Xhafarit, Taip Mata, akuzoi të martën gjatë një intervistë për ABC News, se oficeri i policisë së Kimisariatit nr.3., në Tiranë kishte shkruar në denoncim të tjera gjëra nga ato që deponoi 31-vjeçari i ndjerë. Rastet e lëshimit të urdhërave të mbrojtjes dhe të përndjekjes janë rritur nga viti në vit sipas të dhënave që jep Policia e Shtetit. Kështu nga Janari i 2018-s deri në fillimit të muajit Qershor, kanë përfituar urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje nga gjykata afërsisht 650 gra.

Ky nurmër është edhe më i madh krahuasuar me vetëm me urdhërat e mbrojtjes, të cilët shkojnë afërsisht në 1400 në total, pas referimit më parë në polici. Nga denoncimet e deri te nisja e hetimeve nga ana e prokurorisë rezultojnë 520 raste nga të cilët Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet është shprehur me vendim vetëm për 300 prej tyre me “arrest në burg”. /abcnews.al