Policia kishte informacione, kur e arrestuan kryeqytetasin i gjetën atë që dyshonin

schedule10:01 - 10 Gusht, 2020

schedule 10:01 - 10 Gusht, 2020

Policia  e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar në një banesë në rrugën “Asdreni” në kryeqytet.

Mësohet se ai shiste drogë shpërndarësve sipas porososive që kërkonin. Gjithashtu 31-vjeçarit Endrit Zeqaj i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kg e 75 gr heroinë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe një automjet.

Ndërkohë, materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia ”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3.

Sekuestrohen 1 kg e 75 gr. lëndë narkotike heroinë.

Vihet në pranga 31-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Porosia ”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, janë siguruar informacione në rrugë operative se në një banesë në rrugën “Asdreni”, kishte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit heroinë dhe peronat që e dispononin ua shisnin shpërndarësve sipas porosive që bënin.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga ana e punonjësve të Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Asdreni”, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit E. Z., ku Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 kg e 75 gr. lëndë narkotike të dyshuar heroinë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe një automjet.

Vazhdon puna intensive për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale, identifikimin dhe kapjen e  personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.