Policia greke ka asgjësuar dy grupe kriminale që trafikonin heroinë nga Turqia në Greqi. Në pranga janë vënë gjashtë shtetas të huaj të moshës nga 29 deri 53 vjeç. Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur për arsye hetimi. Por sipas policisë mes të arrestuarve ka edhe shtetas shqiptarë. Të gjashtë ata u arrestuan gjatë një operacioni që u zhvillua në Selanik. Policia ndërhyri në momentin e dorëzimit të drogës nga njeri grup te tjetri. Në dy makinat përkatëse u gjetën gjithsej 81 paketa, që përmbanin 42,1 kg heroinë. Përveç drogës, policia sekuestroi 3 automjete, 145 euro, 3.900 lekë dhe 480 leva, si dhe një mori telefonash celularë. Sipas policisë, njeri grup e sillte heroinën nga Turqia, ndërsa grupi tjetër merrte përsipër shitjen e drogës, kryesisht në Athinë. /ABC News Albania 24/7
Policia greke zbulon dy grupe trafikantësh heroine, mes tyre shqiptarë
schedule15:23 - 20 Shtator, 2019
schedule 15:23 - 20 Shtator, 2019
