Policia “blindon” zonën, mbërrijnë në hotel shqiptarët që u liruan në Kapshticë

schedule21:06 - 7 Prill, 2020

schedule 21:06 - 7 Prill, 2020

Kanë mbërritur në hotelin ku do të akomodohen qytetarët shqiptarë të cilët, ishin të bllokuar prej 5 ditësh në doganën e Kapshticës.

Gazetarja Lediona Xheladinaj raporton për Abc News se janë 35 qytetarë të cilët do të qendrojnë të karantinuar për 14 ditë në një hotel në periferi të Korçës.

Ndërkohë, siç shihet edhe nga pamjet zona përreth hotelit është e blinduar nga forca të shumta policie.

Ndërkaq, në një lidhje telefonike për Abc News, një nga qytetarët Mëhill Steaj thotë se sapo kanë mbërritur në hotel, ndërsa  izolimin 14-ditor e sheh mjaft të vështirë.

“Na kontrolluan vetëm temperaturën. Izolimi është shumë i vështirë. Nuk është e lehtë të qendroj këtu’, tha ai. /abcnews.al