Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Policia akses në kamerat e rrugëve/ Hita takon kreun e ARRSH: Bashkëpunim për rritjen e sigurisë publike

schedule19:39 - 9 Maj, 2026

schedule 19:39 - 9 Maj, 2026

Të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë të rrugëve urbane apo interurbane në Republikën e Shqipërisë që monitorohen nga Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut do ti vihen në dispozicion Policisë së Shtetit, me qëllim ndëshkimin e drejtuesve te mjeteve që do të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor por edhe për zbulimin e autorëve në ngjarje të ndryshme kriminale.

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skënder Hita bashkë me drejtorin e ARRSH Ami Kozeli u takuan me drejtuesit e Qendres se monitorimit, per te diskutruar per kete bashkepunim ndërmjet dy institucioneve. Ata ndane qendrimin se  përdorimi i mjeteve bashkëkohore logjistike dhe të teknologjisë inteligjente eshte efikas per zbulimin e shpejte te shkeljeve rrugore dhe zvogelon kontaktin e drejtpërdrejtë të punonjësve të Policisë me përdoruesit e rrugës.

Venia ne dispozicion te policise e Pamjeve filmike që Qendra e Monitorimit të Trafikut do ti shërbej rritjes se sigurisë publike, parandalimit te ngjarjeve kriminale, si dhe zbardhjes dhe dokumentimin ligjor të tyre.  Hita dhe Kozeli u dakordësuan që të mundësohet kalibrimi i radarëve në akset rrugore dhe në tunele, me qëllim që pamjet dhe të dhënat e siguruara t’i vihen në dispozicion Policisë së Shtetit për verifikimin dhe ndëshkimin e shkeljeve me masa administrative.  / abcnews.al /



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!