Polemika dhe thumbime ndaj United, Mourinho: Luajtëm me krahët ngjitur pas trupit

schedule12:58 - 20 Qershor, 2020

schedule 12:58 - 20 Qershor, 2020

Tottenham dhe Manchester United u ndanë në “paqe” mbrëmjen e kaluar, por polemikat nuk munguan. 1-1 u mbyll “finalja” e parakoshme për një vend në katërshen e parë, rezultat që dëmton shumë Spurs.

Holandezi Bergwijn i dha avantazhin skuadrës së Jose Mourinhos në pjesën e parë, por baraspesha u vendos dhjetë minuta përpara fundit. “Djajtë e Kuq” fituan një penallti dhe Bruno Fernandes realizoi nga pika e bardhë.

Një tjetër u akordua në minutat shtesë, por ndërhyrja e VAR-it shmangu disfatën e Tottenham. Trajneri portugez nuk i ka kursyer kritikat për arbitrat në një prononcim për The Guardian.

Manchester United vs Tottenham Highlights #MUFC [MU] pic.tëitter.com/i8qdËtTJc4

— UtdXclusive? (@UtdXclusive) June 20, 2020

Unë e kuptoj që ka gabime gjatë një ndeshje, e kuptoj edhe vështirësinë që ka një arbitër për të marrë vendime të caktuara, por VAR-i nuk mund të gabojë. Drejtuesi i ndeshjes mund të gabojë në rastin e parë, por jo në të dytin.

Episodi i dytë i penalltisë ishte i pabesueshëm. Ishte një faull i pastër kundër Aurier dhe jo e kundërta. Të gjithë e dimë se United ka marrë një numër të madh penalltish këtë sezon dhe e dinim se çdo situatë në zonën tonë do të ishte me të vërtetë e rrezikshme. Në çdo gjuajtje që u përpoqëm të bllokojnë, na u desh t’i mbanim krahët pas trupit. Kjo sepse e dinim që mund të ndodhte.

Ndeshja? Më pëlqeu performanca e ekipit tim, por në fund të ndeshjes ishim të lodhur.  Nuk kisha shumë mundësi për të bërë ndryshime, pesë zëvendësimet favorizojnë skuadrat me një kontingjent të pasur lojtarësh“, thekson Jose Mourinho. /abcnews.al