Pogradec, kapet me pistoletë në brez një i skeduar nga policia

schedule10:58 - 9 Shkurt, 2018

schedule 10:58 - 9 Shkurt, 2018

Nje 27-vjeçar nga Pogradeci, Fajton Bono, u arrestua nga policia në një lokal në Pogradec. Ai u kap ndërsa lëvizte me një pistoletë TT me 6 fishekë. 27-vjeçari është skeduar nga policia, pasi në të kaluarën u përfol si një prej të rekrutuarve për luftën në Siri. Fatjon Bono dyshohej si pjesë e grupit kriminal të Gjin Nikës, i cili është vrarë disa vite më parë. Më parë, 27-vjeçari është arrestuar edhe për plagosje të rëndë me dashje, armëmbajtje pa leje dhe kanosje. Mes të tjerash thuhet se në vitin 2016 Bono ka grabitur dhe ka rrëmbyer për rreth dy orë një person nën kërcënimin e armës./abcnews.al