“Pogba dëshiron Realin? United nuk do humbiste asgjë, ka kush e zëvendëson”

schedule13:18 - 19 Shtator, 2019

schedule 13:18 - 19 Shtator, 2019

Paul Pogba e dëshironte me çdo kusht një transferim te Real Madrid gjatë merkatos së verës, por marrëveshja mes palëve nuk u gjet dhe mesfushori francez do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester United.

Rreth kësaj situatë, formës së tij dhe të ardhmes së francezit ka folur një legjendë si Paul Scholes. Ish-mesfushori i njohur nuk është kursyer në deklaratën e tij. Fakti që Pogba dëshironte transferimin në kryeqytetin spanjoll nuk i ka pëlqyer dhe Scholes jep një mesazh të fortë për “djajtë e kuq”, ish-klubin ku kaloi gjithë karrierën e tij fantastike.

“Është e qartë që Pogba dëshiron të largohet. Paul donte të transferohej te Real Madrid, por në fund nuk ndodhi diçka e tillë. Nuk besoj se largimi i tij do të ishte ndonjë humbje e madhe për Manchester United.

Forma e tij nuk ka qenë shumë e mirë kohët e fundit dhe këto vite që ka qenë pjesë e United paraqitjet e tij nuk kanë qenë të shkëlqyera. Jam i sigurt që ka lojtarë të tjerë, të cilët mund të bëjnë një punë të mirë te Manchester United”, theksoi Paul Scholes për “talkSport”. /abcnews.al