Po xhironin filmin, aktori i njohur i Hollivudit vret drejtoreshën e fotografisë dhe plagos regjisorin

schedule08:01 - 22 Tetor, 2021

schedule 08:01 - 22 Tetor, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë xhirimit të filmit më të ri “Rust”, ku aktori Alec Baldwin vrau aksidentalisht një grua nga grupi i xhirimit dhe plagosi regjisorin dhe skenaristin e filmit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se gjatë shkrepjes së armës në xhirim aktori vrau drejtoreshën e fotografisë me një armë mbështetëse dhe plagosi regjisorin Joel Souz.

Drejtoresha e fotografisë Haileen Hutchins, 42 vjeç, dhe regjisori Joel Souza, 48 vjeç, u qëlluan kur ai shtiu me një armë mbështetëse të përdorur nga aktori dhe producenti Alec Baldwin, 68 vjeç,”thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al