Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Po transportonin drogë, 4 në pranga dhe 1 në kërkim

schedule09:19 - 4 Gusht, 2018

schedule 09:19 - 4 Gusht, 2018

Një grup prej pesë personash që shpërndanin kanabis në kryeqytet janë identifikuar nga policia. Katër prej tyre u arrestuan në flagrancë. Policia sekuestroi lëndë narkotike, celularë dhe një automjet.

Shpërndanin kanabis në Tiranë, identifikohen dhe bien në pranga.



Bëhet fjalë për katër persona të arrestuar, e një tjetër i shpallur në kërkim për shitblerje lëndësh narkotike.

Ka qenë sektori kundër narkotikëve të kryeqytetit, në bashkëpunim me Komisariatin e policisë nr. 5, që arrestoi në flagrancë Xhevahir Lusha, 47 vjeç, Ilirjan Selimi, 34 vjeç, Ervin Lika, 30 vjeç dhe Besnik Lika, 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Në kërkim u shpall 26-vjeçari B.H, po banues në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, katër personat u kapën në flagrancë në rrugën “Teuta”, teksa në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po transportonin qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa, nga banesa e vëllezërve Ervin e Besnik Lika, në bagazhin e një automjeti tip “Golf”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 67 kilogramë lëndë e narkotike e llojit kanabis sativa, 3 aparate celularë dhe automjeti tip “Golf”. Të pesë personat janë referuar në prokurori, për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!