“Po s’u lave qelbet njeriu, ti ruhem tërmetit apo virusit”, Meladin Çarcani nga Mamurrasi jeton i vetëm në çadër

schedule13:01 - 9 Prill, 2020

schedule 13:01 - 9 Prill, 2020

Të ruhem nga virusi a nga tërmeti? S’di ç’të bëj?

Meladin Çarçani nga Mamurrasi jeton i vetëm në këtë çadër që prej 26 nëntorit të vitit të kaluar që kur ra tërmeti. 70 vjeçari nuk fsheh frikën nga koronavirusi.

“Situata është e vështirë dhe ky virusi me këto kushte. Shteti duhet të vejë dorë. Do ta kalojmë me vështirësi por dhe mund të ngelim se 70 vjeç jam”.

Përpiqet të paktën të kujdeset për higjienën personale.

“Unë kam ndenjur brenda në këtë çadër po këtu s’ka kushte higjienike. Unë lahem tek shtëpitë e shokëve. Se po s’u lave qelbet njeriu”.

Fëmijët pas tërmetit i janë larguar dhe Meladini po përjeton shumë keq vetminë në këtë çadër herë ngrënë herë i  pangrënë.

“Ja kam bërë ushqim të thatë me qepë me djathtë dhe ha jetojmë si në shtetrrethim”.

Meladini ndihet mirë kur mësoi se historia e tij do transmetohej në ABC News se është ndjekës i rregullt.

Ai ka ndjekur dhe histori të ngjashme ku shtresat në nevojë më pas janë ndihmuar nga persona apo institucione të ndryshme.

Ai shpreson se do jetë një prej tyre.

“Ndjek ABC News se është televzioni i fukarenjve”./abcnews.al