Një zjarr i dyshuar si i qëllimshëm ka përfshirë mbrëmjen e së mërkurës mjetet e punës të një kompanie private që ushtron aktivitet në fushën e guroreve në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit rreth orës 02 të mëngjesit.
Flakët kanë shkrumbuar disa ekskavatorë dhe mjete të tjera të rënda pune, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Kjo është hera e dytë që kompania përballet me një ngjarje të tillë.
Rasti është denoncuar pranë autoriteteve, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin shkaqet e zjarrit dhe të përcaktojnë nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme./abcnews.al


