Po shkonte në punë, kush është 30 vjeçari që humbi jetën në aksidentit në Fier

schedule10:22 - 27 Janar, 2021

schedule 10:22 - 27 Janar, 2021

30 vjeçari që humbi jetën mëngjesin e kësaj të mërkure në një aksident në Fier, është Klement Basha.

I riu me profesion infermier i cili udhëtonte me një mjet tip Benz është përplasur me një kamion të tonazhit të rëndë, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Patos, ku 30 vjeçari po shkonte në punë pasi punonte si infermier në Fier.

LEXO EDHE: Aksident me vdekje në Fier

Ndërkohë, drejtuesi i kamionit, shtetasi me inicialet B.S, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al