Aksident me vdekje në Fier

schedule07:11 - 27 Janar, 2021

schedule 07:11 - 27 Janar, 2021

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Patoz në vendin e quajtur “Portëz”. 30-vjeçari K.B., banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin B. S., 52 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. B, ndërsa në polici është shoqëruar drejtuesi i kamionit.

Informacion-Sot rreth orës 06:20, në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur “Portëz”, shetasi K. B., 30 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin B. S., 52 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. B.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i kamionit, shtetasi B. S dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/abcnews.al/